
Fatjon Kodra, që mban rolin e drejtorit të komunikimit pranë FSHF-së ka folur për shortin e Shqipërisë. Drejtori ka vënë në pah grupin e vështirë ku ka rënë Kombëtarja, duke e etiketuar si një skenar nga më të këqijntë. Gjithashtu, ai thekson se historikisht fati ka qenë kundër Shqipërisë në short për Botërorin.
“Ishte skenari më i keq sa i takon vështirësisë.
Historikisht ne na kanë rënë grupe shumë të vështira në kualifikueset e Botërorit, për të mos thënë dhe në ato të Europianit.
Vetëm Anglia është një nivel tjetër, pasi vjen nga vazo A. Serbia ka patur sukses, ka shkuar në Europian e Botëror kohët e fundit. Gjithsesi nuk ka ato ‘yje’ të mëparshme.
Nuk është më ajo Serbi e viteve të kaluara.”, u shpreh Kodra.