
Kombëtarja shqiptare do të përballet të premten e 21 marsit me Anglinë në transfertë, për të luajtur ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, nis në orën 20:45.
Një ndeshje tepër e vështirë për Shqipërinë, teksa diçka të tillë e thonë edhe kompanitë e basteve. Një fitore e mundshme e anglezëve kuotohet me koefiçentin e ulët, 1.14, ndërsa një fitore e kuqezinjve tanë e ka koefiçentin plot 17. Ndërkohë 8 është koefiçenti i barazimit.
Megjithatë, shumë herë është treguar në futboll që statistikat, koefiçentët e basteve sportive apo edhe dallimi në nivelin e futbollistëve nuk është marrë për bazë. Ndërsa te kuqezinjtë optimizmi nuk mungon, diçka që u vu re në konferencë nga Bajrami dhe Asllani.