Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Arbitrat e Superiores mbledhje pranë FSHF-së, seminar informues mbi psikologjinë sportive

Shkruar nga NEWSPORT
Arbitrat e Superiores mbledhje pranë FSHF-së, seminar informues mbi
Mbledhja e arbitrave të Superiores

Departamenti i Arbitrimit pranë FSHF-së ka përmbyllur seminarin dimëror 2-3 ditor, që u zhvillua në ambientet e “Shtëpia e Futbollit” në kuadër të fazës së dytë të Superiores

Në këtë seminar-mbledhje morën pjesë diku tek 65 arbitra dhe asistentë, të cilët u angazhuan në një program intensiv dhe profesional.

Dita e dytë u përqendrua kryesisht në trajnime dhe tema speciale, që përfshinin fushat e psikologjisë sportive dhe nutricionizmit, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të performancës.

Përveç kësaj, u zhvillua një analizë e detajuar e situatave teknike dhe taktike nga 19 javët e para të kampionatit, duke u ndalur veçanërisht në momentet më delikate gjatë ndeshjeve.

Seminari dimëror është një pjesë e rëndësishme e programit të FSHF-së për të siguruar zhvillimin dhe rritjen e nivelit të arbitrave shqiptarë, duke i përgatitur ata për sfidat që i presin në pjesën e mbetur të sezonit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga