Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kualifikueset e Kupës së Botës/Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë, pritet të bashkohen Jasir Asani dhe Arlind Ajeti

Shkruar nga NEWSPORT
Kualifikueset e Kupës së Botës/Kombëtarja zhvillon
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Pasditen e sotme ekipi I drejtuar nga trajneri Silvinjo mbajti seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u vëzhgua gjendja fizike e lojtarëve dhe u provuan skema të ndryshme taktike.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije që ekipi u stërvit I plotë më të gjithë lojtarët që kanë mbërritur në Shqipëri, ndërkohë që Jasir Asani dhe Arlind Ajeti pritet të bashkohen në orët në vijim.

Seanca stërvitore e radhës do të zhvillohet nesër pasdite, e cila do të jetë e hapur 15 minutat e para për median.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga