Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kombëtarja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave, Sylvinho thyen rekorde në Euro 2024

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave,
Trajneri Sylvinho dhe Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare është e mbushur me cilësi për Europianin e Gjermanisë. Formacioni më i shtrenjtë sipas “transfermarkt” ka një vlerë prej 88 milionë eurosh.

Në formacionin e ndërtuar janë konsideruar dhe rolet e dyta që kanë lojtarët. Nga porta në sulm, cilësia është e dukshme.

Formacioni më i shtrenjtë:

Kombëtarja: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Bajrami, Ramadani, Seferi, Asllani, Muçi, Broja.

Me vlerën 88 milionë euro, kjo Kombëtare është dhe më e shtrenjta e të gjitha kohërave. Zgjedhjet e Sylvinhos thyejnë kështu rekorde, teksa dhe pritshmëritë në fushë janë të larta.  

Kujtojmë se ndeshja e parë është kundër Italisë më 15 qershor. Në orën 21:00 te “BVB Stadion Dortmund”, kuqezinjtë do tentojnë surprizën e parë në Europian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga