Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Këta djemë po shkëlqejnë”, Armand Duka nuk kursen elozhet për kuqezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
“Këta djemë po shkëlqejnë”, Armand Duka nuk
Kombetarja shqiptare U-21

Kombëtarja shqiptare U-21 mori fitoren e dytë radhazi në miqësore. Kuqezintë e vegjël fillimisht triumfuan ndaj Moldavisë, teksa ditën e djeshme mposhtën edhe Ukrainën.

Rezultatet këto që sigurisht u kanë lënë një shije të mirë tifozëve, me Alban Bushin që ka ditur të ndërtojë një ekip konkurues dhe që tashmë “korr” edhe rezultate.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u ka dhuruar “elozhe” ekipit Shpresa për paraqitjet e bëra. Kreu i FSHF-së shkruan se këta djem po shkëlqejnë.

“U21-at tanë

Dy fitore rresht në miqësoret ndaj Moldavisë dhe Ukrainës. Këta djem po shkëlqejnë”, ka shkruar Duka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Poll

Lexo gjithashtu