Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Zekës dhe Spahiut ua dhamë mundësinë”, Sylvinho: Muçi është i rëndësishëm. Gjimshiti i dëmtuar? Nesër do të marrim përgjigjen e duhur

Shkruar nga NEWSPORT
“Zekës dhe Spahiut ua dhamë mundësinë”,
Sylvinho

Sylvinho ka publikuar ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e këtij muajit. 24 futbollistë kanë marrë ftesën e brazilianit për duelin me Çekinë dhe Gjeorgjinë.

Në konferencen për shtyp, Sylvinho ka folur për listën duke treguar edhe arsyet e grumbullimit të lojtarëve. Në deklaratën e tij theksoi se Pajazitin mund ta përdorë në disa role në mesfushë, ndërsa tregoi edhe arsyen e mos grumbullimit të Bares, Manajt dhe Bares. Ndër të tjera foli edhe për Marvin Muçin, Indrit Tuçin dhe Albion Ademin.

“Lista? Atëherë ne kemi 3 lojtarë të dëmtuar. Manaj është dëmtuar dhe ka disa ndeshje që nuk luan. E njëjta gjë ndodh me Berishën dhe Baren. Nuk donim të rrezikonim dhe në këtë mënyrë nuk i grumbulluam. Doktori ynë ka qenë në konktakt me ta për të mësuar gjendjen e tyre.
Pajaziti më pëlqen shumë si luan. Është një mesfushor që bën shumë role. Abrashi mund të japë akoma shumë për Kombëtaren. Muçi, Asllani dhe Bajrami janë të ri dhe kanë nevojë për eksperiencën e Gjimshitit, Ajetit dhe Abrashit.

Marvin Çuni dhe Indrit Tuçi si alternativë për të zëvendësuar Rey Manaj. Po Albion Ademi? Sa i përket Tuçit, e kam parë me Spartën e Pragës. Është pjesë e listës si Çuni apo Vrioni që luan në Amerikë. Më pëlqen të luaj me lojtarët para dhe ne kemi Dakun dhe Manajn që e bëjnë këtë rol. Në rastin e Asani, Laçi është përshtatur në pozicionin e tij dhe besoj te mundësitë që u jepen lojtarëve. 3 muaj më përpara si zëvendësues i Asanit ishte Muçolli, por gjërat ndryshojnë dhe për të gjithë ka mundësi rikthimi.

Albion Ademi? Sipas nesh nuk është momenti i këtij lojtari në Kombëtare.

Rikthimi i Muçit dhe a ka ardh momenti për më shumë minuta? Që unë të marr 2-3 lojtarë duhet të lë të tjerë jashtë. Këtë herë kemi Muçin dhe është shumë i rëndësishëm për ne. Kur lojtarët ndryshojnë skuadër kanë pak vështirësë. I duhet durim, port ë gjithë lojtarët kanë mundësi të luajë dhe ne do të rivlerësojmë gjendje  e tyre. Ju jeni të lumtur me Muçin dhe ne jemi gjithashtu.

Zeka dhe Spahiu një eksperiement i dështuar? Nuk ishte një eksperiment, por një mundësi që iu japim. Kombëtarja është një mundësi. Spahiu kishte minuta ndaj Gjeorgjisë, janë lojtarë që luajnë në të djathtë, por janë “mëngjarashë”. Kemi edhe lojtarë të tjerë në vëmendje dhe beson se të gjithë do u jepet mundësia.

Çekia? Ka një skuadër të vështirë, nëj ndeshje e rëndësishme. Luajnë shumë në tranzicion. Do të luajmë fort për fitoren.

Bashkëpunimi Shqipëri –Serbi për Europianin e 21-vjeçare. Cili është opinioni juaj? Kam dëgjuar rreth kësaj çështjeje. Shqipëria ishte kandidate, unë e shikoj nga ana sportive. Ne kemi marrë shumë lojtarë të rëndësishmë nga U-21 dhe diçka e tillë nuk i takon një trajneri. E rëndësishme është që kombëtarja jonë të marrë rezultate pozitive.

Mungesa e Brojës, keni folur me drejtuesit e Evertonit për gjendjen e tij nëse do të jetë në muajin nëntor? Kam folur me të Evertoinbit, por sipas raportit të klubit i duhet edhe 5 javë për t’u rikuperuar. Në këto kushte ne nuk mund të bëjmë asgjë. Ka një dëmtim të vështirë, është shumë i rëndësishëm për ne dhe ne bashkë me klubin kemi prioritet shëndetin e tij. Kështu fillimisht ai duhet të kthehet të luajë me klubin pastaj me Kombëtaren.

Lojtarë që nuk kanë luajtur me klubet? Unë jam shumë i lumtur me lojtarët. Ne kemi në monitorim 40-50 lojtarë dhe ne duhet të zgjedhim vetëm gjysmën. Nuk mund të themi nëse një lojtar nuk është pjesë e listës së klubit nuk  stërvitet, pasi ai stërvitet. Unë jam shumë i kënaqur me lojtarët, pasi pavarësisht minutave kanë dhënë gjithçka me fanellën e Kombëtares. Luajnë apo jo në Champions, me minuta apo 0 minuta për mua është e rëndësishme të japin zemrën dhe shpirtin në fushë.

Situata me dëmtimit të Gjimshitit? Kam folur me lojtarin ashtu si mjeku ynë që ka folur me mjekun e Atalantës. Është kapiteni ynë dhe një lojtar shumë i rëndësishëm. Jeta është e bukur, ai nuk ishte pjesë e Euro 2016, por në Euro 2024 udhëhoqi ekipin si kapiten. Nesër do të luajë Atalanta dhe ne do të shikojmë se si do të jetë situata e tij dhe si do të reagojë ai.

Mitaj i vetëm në krahun e majtë? Hadroj kur stërvitet me ne stërvitet si mbrojtës i majtë. Pozivioni i tij është i djathtë. Edhe Hysaj dhe Balliu kanë luajtur si të majtë. I vetmi është Mitaj në këtë pozicion, ne po shikojmë edhe mudësi të tjera. Të 3 lojtarët e sipërpërmendur mund të luajnë në krahun e majtë të mbrojtjes nëse Mitaj ka një problematikë", ka theksuar timonieri i kuqezinjve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga