
Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Andorrën në kuadër të raundit të dytë të kualifikueseve "Botërori 2026". Sfida që do të zhvillohet në "Arena Kombëtare", nis në orën 20:45.
Një ndeshje ku Shqipëria është favorite në letër, megjithatë kujdesi duhet të jetë maksimum. Në krahun tjetër, Sylvinho e ka “projektuar” disi formacionin për sfidën e sotme, por ka dilema në repartin e mesfushës dhe atë të sulmit.
Në mesfushë janë në balotazh Ramadani me Berishën dhe Bajrami me Pajazitin. Ndërkohë që në sulm, treshja mund të jetë Asani, Manaj dhe Muçi. Kështu Broja mund ta nisë përsëri nga stoli, së bashku me Arbër Hoxhën, por asgjë nuk është vendosur përfundimisht.
Në portë pritet të jetë Thomas Strakosha, me portierin që është rikuperuar plotësisht dhe dje u stërvit me ekipin. Katërshja e mbrojtjes nuk pritet të ndryshojë nga ndeshja me Anglinë, aty ku Balliu, Ajeti, Gjimshiti dhe Aliji do të jenë në prapavijë.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
SHQIPËRIA: Strakosha: Aliji, Gjimshiti, Ajeti, Balliu: Ramadan (Berisha), Asllani, Bajrami (Pajaziti), Muçi (Hoxha), Asani (Broja), Manaj.