Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Fillimisht Andora më pas Anglia, “fatet” e Shqipërinë për në Kupën e Botës janë në “dorën” e “Tre Luanëve”

Shkruar nga NEWSPORT
Fillimisht Andora më pas Anglia, “fatet” e Shqipërinë
Kombetarja shqiptare

Shqipëria pas fitores spektakolare dhe historike ndaj Serbisë ditën e shtunë, mbrëmjen e djeshme mori një tjetër fitore. Kuqezinjtë dhuruan “shoë” në “Air Albania” ndaj Jordanisë, teksa fituan 4-2.

Një sfidë e cila padiksutim ishte miqësore, por do t’i shërbejë ekipit tonë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Për këtë vit kalendarik, Shqipëria ka në axhendë edhe 2 takime të tjera shumë të rëndësishme.

Në muajin nëntor do të luajë ndaj Andorës më 13 në transfertë dhe më pas Anglia në “Air Albania” me 16. Duele këto, ku padiksutim, kuqezinjve iu duhen 6 pikë për të mos rrezikuar vendin e dytë në grupin K.

Por jo gjithçka është në dorën e kuqezinjve dhe për kualifikimin në “Play-Off” edhe Anglia ka në dorë fatet e ekipit tonë. Kur Shqipëria do të përballet me Andorën, Serbia do të sfidojë Anglinë dhe pas një triumfi të mundshëm të kuqezinjve dhe një fitoreje të mundshme të “Tre Luanëve”, atëherë ekipi ynë do të siguronte automatikisht kualifikimin.

Por nëse ndodh më e keqja dhe ekipi i Sylvinhos ndalet nga Andorra, por edhe Serbia i merr pikë Anglisë, atëherë gjithçka do të vendosej në ndeshjen e fundit të kualifikueseve.

Dueli i fundit do të jetë kundër Anglisë, ndërsa Serbia luan me Letoninë. Kështu doemos kuqezinjtë bien në dorën e anglezve për të siguruar kualifikimin dhe shpresojnë që të fitojnë ndaj “Tre Luanëve”" për të tentuar për herë të parë Botërorin.

Aktualisht Anglia pas fitores së mbrëmshme ndaj Letonisë kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës me 18 pikë, ndërsa Shqipëria ndodhet në vendin e dytë me 11 pikë dhe ndiqet nga Serbia me 10 pikë pas 6 ndeshjesh. Ndëkrohë Letonia ka 5 pikë pas 7 ndeshjesh, ndërsa Andorra vetëm 1 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu