
Kombetarja shqiptare
Kombëtarja shqiptare triumfoi 3-0 ndaj Lihtenshtejnit. Armando Broja hapi serinë e golave, për të vazhduar më pas me “perlën” e Jasir Asanit dhe për të kompletuar gjithçka me realizimin e Ernest Muçit.
Një sfidë mjaft e rëndësishme dhe fitorja motivon lojtarët para Euro 2024. Armand Duka ka reaguar pas këtij triumfi, teksa uron ekipin për fitoren. Ndër të tjera kreu i FSHf-së këshillon lojtarët që tashmë ti ndezin plotësisht motorët.
“Urime ekipit Kombëtar për fitoren ndaj Lihtenshtejnit. Fillim i mbarë, por tani motorët duhet të ndizen plotësisht.
Të premten, më 7 qershor, kemi një tjetër test të rëndësishëm, po në stadiumin "Haladas, në qytetin Szombathely të Hungarisë”, shkruan Duka.
View this post on Instagram
Poll