Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

FANTASTIKE/ Në krah të Kevin de Bruyne dhe Kilian Mbappe, talenti i Kombëtares përzgjidhet në FORMACIONIN më të mirë të kualifikueseve

Shkruar nga NEWSPORT
FANTASTIKE/ Në krah të Kevin de Bruyne dhe Kilian Mbappe, talenti
Mario Mitaj

Mbrëmjen e djeshme kanë përfunduar ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria dhe Kosova për herë të parë siguruan biletën e tyre për në fazën “Play-Off” të këtij turne.

Të dyja skuadrat shkruan kështu emrin e tyre me “germa” të arta në historinë e futbollit dhe padiksutim që ky sukes nuk ka kaluar pa u vënë re nga “Soffascore”.

Mario Mitaj është një nga futbollistët që është vlerësuar nga “Soffascore” për paraqitjet e tij me Kombëtaren shqiptare. Talenti i kuqezinjve është zgjedhur në formacionin më të mirë në këto kualifikuese, duke u vënë përkrah yjeve europianë si Kevin de Bruyne dhe Kylian Mbappe.

Madje mbrojtësi është vlerësuar me notën 7.62. Siç dihet Mitaj është një element kyç për formacionin e Sylvinhos, i cili në krahun e tij ua bën “malore” të gjithë kundërshtarëve, duke qenë i pakalueshëm.

FANTASTIKE/ Në krah të Kevin de Bruyne dhe Kilian Mbappe, talenti
 

 

Poll

Lexo gjithashtu