
Euro 2024 po prodhon mjaft statistika të veçanta. Kombëtarja e Shqipërisë dhe pse në “Grupin e Ferrit” ia doli të shënojë 3 gola.
Kjo shifër në fazën e grupeve është më e lartë se Franca dhe Anglia, që kanë shënuar nga 2 gola. Të dyja janë kualifikuar për më tej, ndërsa Shqipërisë nuk i mjaftuan golat për të shkuar më shumë se 1 pikë.
Shqipëria ia doli të shënojë 1 gol ndaj Italisë dhe 2 me Kroacinë duke surprizuar të gjithë. Me pak fat, Kombëtarja mund të kalonte më tej pasi si ndaj Kroacisë dhe me Italinë kaluan të parët në avantazh.
Poll