
Pas Kombëtares A, ditën e sotme është radha e Shpresave për të zbritur në fushën e lojës. Kështu Shqipëriaa U-21 ka mbyllur përgatitjet për sfidën e fundit kualifikuese të “Euro 2025”.
Kuqezinjtë do të sfidojnë Armeninë U-21 në “Air Albania”, sfidë kjo që do të startojë në orën 18:00 dhe që është shumë e rëndësishme për rrugëtimin e “djemve” të Alban Bushit. Hyrja në stadium do të jetë falas për të gjithë tifozët që duan të ndjekin nga afër përballjen e kuqezinjve të vegjël.
Kujtojmë se aktualisht ekipi ynë ndodhet në vendi e 4-të në grupin E, ku pas 9 ndeshjes kanë grumbulluar 13 pikë dhe janë 6 pikë pas vendit të parë që mbahet nga Rumania. Janë 5 pikë pas vendit të dytë që mbahet nga Zvicra dhe 4 pikë pas Finaldës së vendit të 3-të.