Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

E BUJSHME/ Shqipëria ftesë talentit 21-vjeçar, por futet në “SHERR” me Zvicrën dhe Kosovën

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Shqipëria ftesë talentit 21-vjeçar, por futet
Leon Avdullahu

Talenti shqiptar Leon Avdullahu ka marrë ftesë nga Kombëtarja për ndeshjet e shtatorit, duke shkaktuar “zhurmë”. Në “luftë” për të siguruar shërbimet e mesfushorit janë edhe dy kombëtare të tjera, Kosova dhe Zvicra.

Deri tani, Avdullahu është aktivizuar më U-21 e Zvicrës, por nuk e ka bërë hapin final për të marr ftesën te “helvetët”. Edhe “Dardanët” janë shumë të interesuar për të marrë në gjirin e tyre Leon Avdullahu.

Lojtari në fjalë aktualisht luan me Hoffenheim në Bundesligë, ku u aktivizua për 90’ ndaj Bayer Leverkusen, teksa zhvilloi paraqitje pozitive. Aftësitë e tij vlerësohen shumë, ndërsa sipas “Transfermarkt” kushton 10 milionë euro.       

Poll

Lexo gjithashtu