Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Disfatë e hidhur me Italinë, Mirel Josa ia faturon fajin Sylvinhos

Shkruar nga NEWSPORT
Disfatë e hidhur me Italinë, Mirel Josa ia faturon fajin Sylvinhos
 

Humbja që Kombëtarja pësoi 2 me 1 përballë Italisë ka lënë shije të hidhur. Kjo dhe për shkak se avantazhin për 10 minutat e para e patën kuqezinjtë.

Në emisionin “Euro 24” te News 24, Mirel Josa duket se ia lë fajin Sylvinhos. Josa thotë ndër të tjera se ekipi nuk duhet të mbyllej.

“Goli i Bajramit- Brohoritje të tillë nuk kisha parë ndonjëherë. Shqipëria ishte përgatitur për të fituar ndeshjen, kishte entuziazëm të madh.

Goli erdhi shpejt, nuk është se ka rëndësi fakti që erdhi prej gabimit të Dimarcos, është meritë e lojtarit.

Italia vjen dy orë para ndeshjes në stadium, ndërsa Shqipëria një orë e gjysmë para ndeshjes. Patëm probleme në lojë, ne humbëm.

Disa thonë se luajtëm keq në pjesën e parë dhe mirë në pjesën e dytë. Nuk jam dakord me këtë. Nuk mund të them se ishte ndeshje pa histori. Unë jam i mendimit se duhet të kishim menaxhim më të mirë të ndeshjes, nuk duhet të mbylleshim ashtu”, u shpreh Josa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga