Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për raundin e dytë të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në “Air Albania”, do të startojë në orën 20:45.
Një ndeshje ku Gjeorgjia ‘favorizohet’ nga e shkuara për shkak të statistikave pozitive, por Shqipëria në krahun tjetër ka ‘me vete’ kompanitë e basteve. Këta të fundit kanë parashikuar kuqezinjtë si triumfues në “Air Albania”.
Një fitore e mundshme e Shqipërisë është kuotuar me koefiçentin 2.45, ndërsa triumfi i gjeorgjianëve e ka koefiçentin 3. Kurse, 3.1 kuotohet një barazim i mundshëm mbrëmjen e sotme.
Poll