
Armando Broja
Armando Broja e ka në “xhep” një ftesë nga Kombëtarja për Europianin e Gjermanisë. Kjo pasi sulmuesi 22-vjeçar ka zbarkuar ditën e sotme në Shqipëri.
Bashkë me Jasir Asanin ka vizituar dyqanin e Macron, që është dhe sponsor teknik i Kombëtares. Zgjedhjet e trajnerit Sylvinho do të bëhen të ditura më 27 maj.
Ftesa e Armando Brojës mund të konsiderohet dhe surprizë. Kjo pasi me Fulham minutat kanë qenë mjaft të paktë, teksa ka provuar dhe stolin.
Kujtojmë se tekniku brazilian ka të drejtën e 26 ftesave. Me interes të madh pritet të mësohen lojtarët e grumbulluar, pasi dilemat ekzistojnë kur kanë mbetur dhe tri javë nga fillimi i kompeticionit futbollistik më të rëndësishëm europian për shtete.
View this post on Instagram
Poll