Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Arbër Hoxha titullar për herë të parë, Sylvinho formacion sulmues për të mposhtur Gjeorgjinë

Shkruar nga NEWSPORT
Arbër Hoxha titullar për herë të parë, Sylvinho
Arbër Hoxha & Sylvinho

Kombëtarja do të sfidohen me Gjeorgjinë në “Air Albania”, takim që do të startojë në orën 20:45. Një duel shumë i rëndësishëm, i cili është i vlefshëm për nations League dhe është takimi i dytë i kuqezinjve në grupin B1.

Pas triumfit me Ukrainën, “djemtë” e Sylvinhos janë më të motivuar se kurrë për të “korrur” një tjetër rezultat pozitiv. Në “Air Albania” të mbushur, pritet spektakël dhe emocione të forta.

Sylvinho ka vendosur edhe për 11 luftëtarët e kësaj përballjeje. Braziliani më në fund i ka dhënë një fanellë titullari Arbër Hoxhës, teksa ka ulur në stol Qazim Laçin.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Hoxha, Manaj. Trajner: Sylvinho

Gjeorgji: Mamardashvili, Kashia, Dvali, Kakabadze, Kiteishvili, Gvelesiani, Ochoshvili, Chakvetadze, Kochorashvili, Mikautadze, Kvaratskhelia. Trajner: Willi Sgnol.

Arbër Hoxha titullar për herë të parë, Sylvinho
 

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga