Mirlind Daku është një nga 28 futbollistët e grumbulluar nga Sylvinho për 2 ndeshjet e fundit të këtij viti që Kombëtarja shqiptare do të luajë në Nations League. Por pavarësisht se është i grumbulluar për këto 2 takime, sulmuesi do të jetë i gatshëm vetëm ndaj Ukrainës, pasi ndaj Çekisë është i pezulluar për shkak kartonësh.
Por sfida me çekët do të jetë më shumë delikate seç duket. Kjo pasi janë 5 lojtarë në “fije të perit” dhe mund të rrezikojnë ndeshjen me Ukrainën. Duke filluar që nga porta, mbrojtja, mesfusha dhe sulmi, lojtarët rrezikojnë që nëse ndëshkohen me karton të verdhë ndaj Çekisë humbasin automatikisht përballjen me Ukrainën.
Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Qazim Laçi, Jasir Asani dhe Myrto Uzuni aktualisht janë të ndëshkuar me kartonë të verdhë. Ndaj çekëvee duhet të tregohen shumë të kujdeshëm, pasi nëse ndëshkohen sërish atëherë plotësojnë numrin 2 të kartonëve të verdhë dhe nuk mund të kontribuojnë ndaj ukrainasve dhe sigurisht kjo situatë i shkakton ‘dhimbje koke’ Sylvinhos.