Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Vllaznia Futsal merr fitoren e parë në Champions League, mund 4-0 Ísbjörninn

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia Futsal merr fitoren e parë në Champions League, mund 4-0
Vllaznia Futsal

Vllaznia Futsal arriti fitoren e parë në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League 2025/26, në grupin B, duke mposhtur skuadrën islandeze Ísbjörninn. Takimi i zhvilluar në Parkun Olimpik, në Tiranë, u mbyll me triumfin e kuqebluve 4-0.

Golat e fitores u shënuan nga Tafić, Gokaj, Lolovic dhe Mustafaj. Trajneri Arben Xhaferi e nisi sfidën me këtë formacion titullar: Behari (GK), Gjoklaj, Lolovic, Gokaj dhe Tafili (C).

Vllaznia kaloi në avantazh në minutën e 7-të me Tafić, ndërsa Gokaj dyfishoi rezultatin në minutën e 13-të. Në pjesën e dytë, dominimi i kuqebluve vazhdoi. Lolovic realizoi golin e tretë dhe Mustafaj vulosi shifrat në 4-0.

Në mbrëmje, në orën 20:00, do të zhvillohet ndeshja tjetër e grupit B, mes Bajo Pivljanin dhe Tigers Roermond.

UEFA Futsal Champions League 2025/26

Tigers Roermond vs Ísbjörninn 12-2

Bajo Pivljanin vs Vllaznia Futsal 4-2

Vllaznia Futsal vs Ísbjörninn 4-0

Bajo Pivljanin vs Tigers Roermond

28 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park

Ísbjörninn vs Bajo Pivljanin

30 gusht, ora 16:00, Tirana Olimpik Park

Vllaznia Futsal vs Tigers Roermond

30 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park

Poll

Lexo gjithashtu