Luiz Gega nuk e ka në plan të ndalet, por në çdo kompeticion që merr pjesë, lufton për ta fituar atë. Diçka e tillë ka ndodhur dhe së fundmi në Maratonën “Prishtina 2024”.
Në maratonën prej 42 kilometrash, Luiza Gega ia doli që të merrte vendin e parë. Atletja shqiptare e mbylli garën për 2 orë e 35 minuta e 7 të qindta, duke lënë pas atletet nga Kenia, të cilat shquhen si eksperte të garave të gjata.
Megjithatë, me minutazhin që përshkoi 42 kilometrat, Gega ka arritur një rekord kombëtar. Vlen të përmendet se kjo ishte hera e parë që atletja shqiptare arrin të fitojë një maratonë.
Poll