
Luna Djarmati
Luna Djarmati vazhdon të korrë suksese në not. Notarja e cila përfaqëson Shqipërinë së fundmi ishte pjesëmarrëse në botërorin për të rinjtë.
Një garë ku padiksutim u shpall kampione, teksa ia doli me sukses të përfundonte e parë në kohën 2:15:52. Pavarësisht se ishte garuesja më e vogël në moshë, për të nuk ishte aspak problem, pasi ia doli më së miri të linte mbrapa rivalet e saj.
Përë këtë sukses ka reaguar në rrjetet sociale e ëma e saj, Gerta Heta, e cila mjaft e lumtur dhe emocionuar shprehet krenarë për të bijën. Kujtojmë se Luna është vajza e Matko Djarmatit, ish-futbollistit të njohur të Superiores.
View this post on Instagram
Poll