
Spektakli i “Big Brother Vip” po i afrohet finales, teksa kanë mbetur vetëm 4 javë nga 25 maji. Ndërsa në shtëpi kanë mbetur vetëm 10 banorë, BBV zbulon se kush do të jetë banori i ri i cili do futet të shtunën në mbrëmje.
Shkëlqim Bega është zgjedhur nga të gjithë ata që aplikuan në linkun e publikuar para disa ditësh në Giveaway "Top on Top".
Por duket se banori i ri nuk është një emër i panjohur për publikun, aq më pak për korridoret e Top Channel. Bega është një nga ish konkurrentët e Për'puthen.
Bega gjithashtu njihet për një pjesë të publikut si boksier. Ndërsa të dielën shpallet edhe fituesi i makinës, LIVE nga faqja e Big Brother VIP.
Poll