Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

UEFA Regions’ Cup/ Shqipëria mbërrin në Bosnje, gati për takimin e parë ndaj Hradec Králové

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA Regions’ Cup/ Shqipëria mbërrin në Bosnje, gati
Shqiperia e futbollit amator

Kombëtarja shqiptare e futbollit amator mbërriti pasditen e sotme në Bosnje-Hercegovinë, atje ku do të luajë tre ndeshjet e raundit të ndërmjetëm të kompeticionit UEFA “Regions’ Cup”.

Nën drejtimin e trajnerëve Ardian Haçi dhe Igli Mumajesi, kuqezinjtë, pjesë e grupit C së bashku me Hradec Králové (Çeki), Tuzla (Bosnje-Hercegovinë) dhe Central Scotland (Skoci) do të tentojnë të kalojnë edhe këtë raund, për të shkruar historinë dhe për të siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën finale të UEFA “Regions’ Cup”.

Skuadra kuqezi ka zhvilluar seancat stërvitore në Shqipëri, teksa mbrëmjen e sotme zhvilluan edhe stërvitjen zyrtare nën drejtimin e trajnerëve Ardian Haçi dhe Igli Mumajesi.

Gjendja aktuale e futbollistëve është shumë e mirë, ashtu sikurse edhe gjendja teknik-taktike.

Nesër kuqezinjtë do të luajnë takimin e parë të grupit kundër Hradec Králové (Çeki). Tre ditë më vonë, më 17 gusht, kuqezinjtë do të përballen me vendasit e Tuzla (Bosnje-Hercegovinë) dhe më 20 gusht do të luajnë ndeshjen e tretë dhe të fundit të raundit ndaj Central Scotland (Skoci). Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në orën 17:00.

Shqipëria e futbollit amator u krijua këtë vit nga FSHF dhe arriti të kualifikohej fillimisht në raundin para-eliminator të grupit A, pasi fitoi ndaj Armenisë 0-4 dhe Estonisë 1-0, duke u renditur si e para e grupit më gjashtë pikë, për t’u kualifikuar më tej në raundin e ndërmjetëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga