
Shumë medalje u fituan në ditën e dytë të Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Por, sigurisht nuk munguan surprizat, me disa shtete që nuk pritej të kishin një start kaq të mirë.
Vendin e parë për medalje e mban Australia. 3 medalje arid he 2 bronzi për sportistët australianë që kapin kështu 5 medalje në total. Pas tyre vjen Kina me 2 medalje ari dhe 1 argjendi. Ndërsa SHBA-ja mban vendin e 3-të me 1 medalje ari, 2 të bronzit dhe 2 të argjendta.
Lista e Top 10 plotësohet me Francën (4 medalje), Korea e Jugut (3), Belgjika, Japonia dhe Kazakistani me nga 2 medalje të fituara. Ndërsa Gjermania dhe Hong Kong kanë fituar nga 1 medalje deri më tani.
Kujtojmë që renditja është sipas medaljeve të arta. Pra, shteti që ka fituar më shumë medalje ari, por nëse ka më pak medalje gjithsej, renditet më lart.
