Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Rally Albania/ Garuesit shprehen njëzëri: Ishte emocionuese, Shqipëria një vend i bukur

Shkruar nga NEWSPORT
Rally Albania/ Garuesit shprehen njëzëri: Ishte emocionuese,
Rally Albania

300 garues nga 25 vende të botës janë bërë pjesë e garave Rally Albania në edicionin e 20 të saj. Pas Tiranës dhe Qeparosë, Korça është etapa e tretë e këtyre garave.

Pas përfundimit të garës, konkurrentët shprehen se etapa ka qenë e vështirë por u ka pëlqyer shumë peizazhet dhe ndihma që shqiptarët hera herës u kanë dhënë gjatë rrugës

"Vij nga Republika Çeke, është hera ime e 6 në Rally Albania, nje garë e vështirë sepse terreni këtu asnjëherë nuk është i lehtë, kodra e male të thepisura por kjo e bën garën me të bukur", shprehet një nga garuesit çek.

"Është hera ime e parë në Rally Albania, kam rreth 10 vite që merrem me Rally, është një garë e bukur, plot emocione, organizimi këtë vit shkëlqen. Këtu në Shqipëri me pëlqen shume natyra, gjen pothuajse gjithçka. Vitin tjetër do jem përsëri këtu", nënvizon një garues gjerman.

"Është hera e parë në Rally Albania , kam qenë 2015 kam këtu por si turist por edhe garues është përsëri bukur. Peizazhi këtu, liria, sinqeriteti i shqiptarëve të clodh", ka përfunduar francezi.

Pjesëmarrësit e Rally Albania do të garojnë në të gjitha zonat urbane rurale dhe malore të qarkut të Korçës e me pas do i drejtohen Shëngjinit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga