
Flamuri shqiptar në Lojërat Olimpike Paris 2024
Mundësi Chermen Valiev ia doli të fitonte përballë Viktor Rassadin nga Taxhikistani dhe siguroi kështu medaljen e bronztë në peshën 74kg. Kjo ishte dhe medalja e parë historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike.
Shqiptaro-çeçeni mundi 6-2 rivalin e tij në një përballje të dominuar nga fillimi deri në fund. Kujtojmë se në Paris do të luajë mundësitë e tij për medaljen e bronztë dhe Islam Dudaev. Dy fitore i duhen për të siguruar medalje.
Ndërkohë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka postuar foto nga ceremonia e ndarjes së medaljes për Chermen Valiev. Ndër fotot e shpërndara vërehet kreu i KOKSH Fidel Ylli dhe kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
Poll