Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Parisi zhgënjen spektatorët në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, kritika të shumta vërshojnë online

Shkruar nga NEWSPORT
Parisi zhgënjen spektatorët në ceremoninë hapëse
Parisi gjate ceremonise hapese te Lojerave Olimpike

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike e zhvilluar ditën e djeshme duket se nuk është pritur edhe aq mirë nga spektatorët, pasi komente negative kanë vërshuar në mënyrë të menjëhershmë në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si një ndër paradat më të këqija që kanë parë ndonjëherë.

Rrebeshet e shiut që pëfshinë në ato momente Parisin, të cilët shkaktuan jo pak probleme teknike dhe paraqitja e atletëve me varka nuk kanë qenë edhe aq impresionuese për shumicën e njerëzve që e ndoqën drejtpërsëdrejti apo të tjerë shikues nga ekrani i largët.

6800 atletë të mbuluar me ponço plastike udhëtuan poshtë lumit Seine në një flotilje të madhe të përbërë prej 85 varkash, ndërsa u përpoqën që të ofronin ngazëllim tek turma që i shikonte nga podiumi.

Parisi zhgënjen spektatorët në ceremoninë hapëse
 

Shfaqjet nga Lady Gaga dhe rreth 3,000 kërcimtarë, akrobatë dhe aktorë janë të vështira për t'u dëgjuar gjatë zhurmës së shiut, ndërsa shikuesit e quajnë atë të mërzitshme dhe ceremoninë më të keqe të hapjes olimpike përgjatë historisë. Gjithashtu, ekrani në Trocadero ku ishin mbledhur mijëra spektatorë pësoi ndërprerje në mënyrë të përsëritur si pasojë e motit të keq.

Një tjetër përdori një fotografi të Rishi Sunak në një podium që lexon: 'Ndaloni varkat' për të përshkruar se si ndiheshin për paradën e lidhur me ujë.

Për herë të parë në histori, ceremonia e hapjes po mbahet jashtë një stadiumi të mbyllur, në vend të kësaj Parisi po zhvillon një paradë uji të paparë më parë për Olimpiadën.

Spektakli në ajër të hapur po zhvillohet përgjatë një shtrirjeje prej 6 km të lumit Seine dhe përfshin gjithsej 160 varka, me 94 atletë secila përgjatë lumit ikonik.

Parisi zhgënjen spektatorët në ceremoninë hapëse
 

Por fansat në mediat sociale nuk janë të impresionuar nga përpjekja e Francës për të ndryshuar ceremoninë, me një shkrim:

“Më falni, por kjo është ceremonia më e keqe e hapjes së Olimpiadës në histori”,- shkruan një shikuese.

“Është një ide interesante për të sjellë atletët me varka, por duket e kotë dhe i mungon zhurma e turmës. Më fal, por kjo nuk është gjetja e duhur”,- shkruan një tjetër.

“Kjo ceremoni hapjeje do të përfitonte vërtet nga komenti i Graham Norton që pyeste se çfarë dreqin po ndodh. Dikush tjetër që e sheh këtë thjesht të çuditshme dhe të vështirë për t'u ndjekur?”- komenton një tjetër.

Më herët, meterologët kishin paralajmëruar se një mot i pazakontë mund të përfshinte Parisin, dhe do të kishte pasoja katastrofike për ceremoninë në natyrë, por duket se shqetësimi i tyre nuk është marrë edhe aq për baza nga autoritetet përgjegjëse për këtë ceremoni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga