Shqipëria e futbollit amator e nisi me fitore rrugëtimin në UEFA “Regions’ Cup”. Kuqezinjtë triumfuan në “Elbasan Arena” ndaj Armenisë (Vayk) me rezultatin e thellë 4-0. Golat e ndeshjes i shënuan Alushi (x2), Paci dhe Shehu.
Më 26 maj, Shqipëria do të luajë edhe ndeshjen e dytë në raundin para-eliminator të UEFA “Regions’ Cup” ndaj Estonisë. Nëse kuqezinjtë e mbyllin në vendin e parë në grupin A do të kalojnë në raundin e ndërmjetëm, ku do të kenë përballë Çekinë, Bosnje Hercegovinën dhe Skocinë.
Kuqezinjtë janë një hap larg kualifikimit historik dhe në Elbasan Arena, në orën 16:00 do të provojnë të shkruajnë fatin e tyre e të futbollit amator shqiptar.
Poll