
Deborah Keçi është pezulluar nga detyra e saj si drejtoreshë e klubit shumësportësh Tirana, një masë sigurie e caktuar nga GJKKO për akuzën “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Keçit i është caktuar gjithashtu një masë sigurie “Detyrim Paraqitje”.
Ish-zyrtarja e Tiranës është në ditën e 4-të të dënimit, por pavarësisht kësaj, nuk ngurron të jetë aktive në rrjete sociale. Në faqen e saj në Instagram, ish-notarja ndan një videoklip të sajin duke notuar.
Një aktivitet që, siç ajo e thotë, po e ndihmon të përballojë këtë situatë. Në diçiturën e videoklipit, Keçi e shoqëron me një poem të poetit amerikan Edëard E. Cummings:
Për gjithçka që humbasim (një Ti apo një Unë), është gjithmonë vetvetja që gjejmë në det.
View this post on Instagram