Luiza Gega para pak ditësh reagoi ashpër në rrjetet sociale. Atletja shqiptare akuzonte se zgjedhjet në FSHA po manipulohen dhe se gjithçka kishte dalë jashtë kontrollin.
Izmir Smajlaj sipas Gegës dhe Taulant Stërmasit ka mbështetjen e ish-presidentit Ruli dhe drejtuesit e KOKSH. Kjo ka bërë që Ministria e Sportit , Ogerta Manastriliu t’i bëjë bashk. Sipas “Top Channel” bëhet me dije se Manastriliu ka ulur në një tavolinë Izmir Smajlin, Luiza Gegën, Taulant Stërmasin dhe Gjergj Rulin.
Në këtë mbledhje u është “tërhequr veshi” të 4-të protagonistëve dhe u është kërkuar që zgjedhjet të shtyhen derisa mes palëve të bëhet gjithçka sipas ligjit dhe pas shkaktuar “rrëmujë”.
Kujtojmë se Gega reagoi pasi u skualifikua nga gara për anëtare të komitetit ekzekutiv, teksa zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Atletikës janë parashikuar të zhvillohet më 4 dhjetor. Fillimisht kandidat për president ishte Taulant Stërmasi, i cili u përjashtua dhe mbeti si kandidat i vetëm Izmir Smajli.
Argumenti se përse ishin përjashtuar ishte disi konfuz. Për herë të fundit që gjykata dhe rrjedhimisht shteti, dinte dhe njihte një asamble zgjedhore të Federatës Shqiptare të Atletikës, ishte në vitin 2010-të, që nga ato zgjedhje dhe nga ai vit, asnjëherë zgjedhjet e federatës së atletikës nuk ishin regjistruar në gjykatë.
Tashmë mbetet të presim në ditët në vazhdim për të mësuar se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në FSHA.