Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së dytë të Islam Dudaev, i cili i siguroi Shqipërisë medaljen e dytë të bronztë në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Në një postim në rrjetin social, Facebook, kryeministri përshëndet fitoren e Dudaev, ndërsa ka edhe një mesazh për kritikët.
Rama shkruan se kush di të gëzohet, le ta bëjë atë ashtu si shumica e shqiptarëve, ndërsa të tjerët le t’i njohin meritën hudhrës që mban larg Shqipërisë syrin e keq.
“Ja edhe medalja e dytë Olimpike në historinë tonë! Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve.
Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”,- shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.
Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024, Islam Dudaev ia doli që të mposhtë kundërshtarin e tij në përballjen e sotme, hungarezit Ismail Musukaev në rezultatin 13-12.