Ditën e sotme në Tiranë po zhvillohet edicioni i 8-të i Maratonës së Tiranës. Rreth 5 mijë pjesëmarrës nga Shqipëria e 50 të tjerë nga vendet të ndryshme të botës janë pjesë e kësaj gare.
Gjithçka nisi në orën 09:00 nga Sheshi Skënderbej, teksa kjo Maratonë do të përfundojë në orën 16:00.
Në këtë Maratonë nuk mund të mungonte as rekordmenja, Luiza Gega. Në Maratonën kryesore prej 42km, është pikërisht atletja shqiptare e cili mori pjesë për herë të parë në këtë kategori.
Luiz vendosi rekordin e ri kombëtar duke i përshkuar këto kilometra për 2 orë e 34 minuta duke zënë vendin e parë për të parën herë në këtë kategori. Kujtojmë që më herët ky rekord ishte 2 orë e 35 minuta.
Poll