Luiza Gega nuk largohet asnjëherë nga stërvitjet. Rekordmenia shqiptare sapo mbylli Lojërat Olimpike në Paris ku fatkeqsisht nuk ia doli të kapte finalen dhe është rikthyer në Shqipëri.
Edhe pse në ‘pikun e vapës’, Gega s’ka ndërmend të ndalet teksa ka nisur rutinën e saj stërvitore. Ajo vijon vrapimet në pistën atletike në kryeqytet dhe pavarësisht se e përjetoi keq rrugëtimin në Olimpiadë, ia del të mbajë lart humorin e saj.
Në profilin zyrtar në Instagram ajo poston një foto ku shihet duke shënjestruar trajnerin e saj, Taulant Stërmasin dhe në diçiturë shkruan me batutë: Ta provojmë një herë se ku i dihet, zbulojmë talent të ri.
Poll