Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duket se ka pranuar për herë të parë se Kosova është në avantazh në disa fusha të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.
Në një intervistë për mediat serbe, duke folur për Lojërat Olimpike në Paris 2024 dhe pjesëmarrjen e bashkëkombasve të tij, Vuçiç shprehet se kroatët dhe shqiptarët e Kosovës kanë treguar se janë shumë më të mirë se serbët në “xhudo”.
Vuçiç vijon më tej duke thënë se sportistët e vendit të tij kanë bërë përparim duke arritur rezultate më të mira, por ato kanë nevojë për më shumë punë për të “rrëmbyer” medalje në Lojërat Olimpike.
“Kroatët dhe shqiptarët e Kosovës kanë treguar se në xhudo janë më të mirë se ne, edhe pse kemi arritur rezultat të mirë dhe kemi bërë përparimin më të madh ndonjëherë, por pa medalje”,- ka thënë Vuçiç.
Even Vucic admits that he lost to Kosovo judoka ????. pic.twitter.com/wyrHe29iZJ
— Demush Shasha (@DemushShasha) August 2, 2024