I ftuar në “Skaner” të gazetarit Gerti Çarçani, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli ka folur mbi marrëdhëniet e shtetit tonë me ato arabe.
Presidenti i KOKSH thotë se lidhjet me shtetet arabe nuk janë krijuar vetëm prej parave, por edhe sportit.
“Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për të promovuar sportin shqiptar, Tiranën dhe Shqipërinë. Jemi lidhur me shtete që kanë para, por kanë edhe sport. Gjithë kampionët e botës janë në Uzbekistan, Taxhikastin, Arabinë Saudite, ku përveç parasë kanë dhe sportin të zhvilluar.
Qëllimi ishte që të lidhim Federatat tonA me ata respektive, që të përgatiten për kampionatet Botërore. Lojërat Los Anxhelos 2028? Duhet të mendojmë që tani për këto, jo një muaj para startit”, tha presidenti i KOKSH Fidel Ylli.