Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Ishin nisur drejt Shkupit, rrufeja godet avionin e ekipit të volejbollistëve

Shkruar nga NEWSPORT
Ishin nisur drejt Shkupit, rrufeja godet avionin e ekipit të
Foto ilustruese

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar vetëm pak orë më parë gjatë fluturimit  Zyrih-Shkup. Ekipi i volejbollit të Maqedonisë të cilët ishin duke flutuar me këtë linjë janë përballur me një situatë të frikshme, pasi rrufeja ka goditur aeroplanin.

Si pasojë piloti vendosi që të kthehej menjëherë sërish në Zyrih ku dhe bëri ulje emergjente. Sipas asaj që mediat maqedonase raportojnë mësohet se volejbolllistët janë duke qëndruar në një hotel dhe ditën e nesërme do të fluturojnë sërish drejt Shkupit.

Në një prononcim për mediat kapiteni Nikolla Gjogiev përshkroi edhe momentet e tmerrit.

 “Situatë vërtet e pabesueshme, ndërsa ne po fluturonim avioni u godit nga rrufeja dhe piloti vendosi të kthehej në Cyrih. Nuk ishte e këndshme kur dëgjuam se çfarë ndodhi, pamë një dritë të fortë në afërsi”, tha kapiteni Nikolla Gjorgiev.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga