Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

I dashuri i vuri flakën me benzinë, ndërron jetë atletja që garoi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Shkruar nga NEWSPORT
I dashuri i vuri flakën me benzinë, ndërron jetë atletja
Rebecca Cheptegei

Rebecca Cheptegei ka ndërruar jetë ditën e sotme. 33-vjeçarja nuk ia doli të jetonte pas plagëve të marra ditën e dielë, ku i dashuri i saj e kishte lyer me benzinë dhe i kishte vënë flakën.

Atletja menjëherë u shtrua në spital, por kishte marrë djegie të rënda në trup, ndërsa mëngjesin e ditën së sotme është ndarë nga jeta. Cheptegei ishte një nga garueset në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se atletja jonë Rebeça Cheptegei, e cila tragjikisht u bë viktimë e dhunës në familje, ndërroi jetë herët në mëngjes. Si federatë, ne dënojmë akte të tilla dhe bëjmë thirrje për drejtësi. Shpirti i saj u preftë në paqe”, njoftoi Komiteti Olimpik i Ugandës.

Kujtojmë se Cheptegei zuri vendin e 44-të në garën e maratonës në Lojërat Olimpike në Paris, duke arritur rezultatin më të mirë të sezonit të saj prej 2:32.14.

Gjithashtu fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të vrapimit në mal dhe në shtigje në vitin 2022 në Chiang Mai të Tajlandës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga