Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Goditi vajzën e ringut, përjashtohet përgjithmonë nga MMA sportisti iranian

Shkruar nga NEWSPORT
Goditi vajzën e ringut, përjashtohet përgjithmonë nga MMA
Momenti kur iraniani godet vajzën

Një luftëtar iranian i MMA (Artet e Përziera Marciale) që goditi një vajzë në ring përpara ndeshjes u përjashtua përgjithmonë nga kampionati i luftimeve të vështira.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në dyluftimin midis Ali Heibati të Iranit dhe Arkady Osipyan të Rusisë. Ndeshje që u mbajt në Moskë të premten mbrëma.

Përpara se të fillonte ndeshja, Ali Heibati goditi me shkelma një vajzë në ring, e cila mbante një karton që tregonte se po fillonte raundi i parë. Pas asaj që ndodhi, Heibati i ka kërkuar falje përmes rrjeteve sociale gruas  së quajtur Maria.

“Nuk jam sjellë siç duhet”, ka shkruar ai dhe ka arsyetuar qëndrimin e tij duke thënë se “doja vetëm të dilte nga ringu që të luftoja”.

“Unë jam një burrë i martuar, ndaj respektoj gjinën femër. Ajo rhjehstë po bënte punën e saj”, shkruante ai ndër të tjera.

Pavarësisht faljes së tij, Heibati u dënua për veprimin e tij, duke u përjashtua përgjithmonë nga kampionati HFC.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga