
Takimi mes Macron dhe ministers së Sportit, Amelie Oudea-Castera në ceremoninë hapesë të Lojërave Olimpike është në qendër të vëmendjes. Përqfimi mjaft pasionant mes tyre po bën namin në rrjetet sociale.
Një situatë e sikletshme mes dyshes. Puthjet dhe përqafimi i tyre duken shumë pasionante dhe diçka e tillë ka tërhequr vëmendjen e publikut. Fotot e këtij momenti janë bërë publike nga një revistë franceze.
Macron në momentin kur takon ministren e kap nga krahu dhe është afruar për ta puthur, ndërsa Oudea – Castera nuk është kursyer duke iu ‘përgjigjur’ me të njëjtën ‘gjuhë’. Ministra e kap nga krahu dhe dorën e tjetër e prek në qafë, ndërsa e puth në faqe, tamam si dy “pëllumba” të dashuruar.
Shumë nga ndjekësit në rrjetet e tyre sociale kanë reaguar ashpër, duke i quajtur veprimin e tyre si shumë të turpshëm dhe të papërshtatshëm mes krerëve të Francës.