
Gara e Kanadasë ka prodhuar mjaft emocione në mbrëmjen e sotme. I përhershmi Verstappen ka fituar, ndërsa ky ishte vendi i parë për herë të 60 në karrierën e tij. Podiumi u plotësua me Norris në vendin e dytë dhe Russell në të tretin.
E sotmja ishte një garë kaotike me mjaft incidente. Për t’u theksuar fakti që të dy pilotët e Ferrarit nuk ia dolën të mbyllnin garën. Si Leclerc dhe Sainz nuk numëruan asnjë pikë, teksa të njëjtin fat pati dhe Sergio Perez i Red Bull.
Verstappen vazhdon kështu i pashqetësuar në vendin e parë. Pas tij në renditjen e përgjithshme është Leclerc dhe Norris.
Poll