Max Verstappen u ka komunikuar Red Bull që të qëndrojnë jashtë jetës së tij personale dhe thekson se do të vazhdojë të luajë gara online deri në orët e vona të natës.
Drejtori i Red Bull, Helmut Marko tha pak ditë më parë se holandezi është ndaluar të luajë në garat online në orët e vona, por ka qenë vetë piloti që ka përgënjeshtruar këtë deklarate.
“Nuk kam ndonjë ndalesë. Unë nuk u them atyre çfarë të bëjnë me jetën e tyre private në fundjave, kështu që e njëjta mbetet edhe për të kundërtën.
Gjithmonë krijohet diçka. Nëse nuk fiton një garë akuzohem se isha zgjuar deri në 3 të natës, por në Imola unë fitova garën ndërkohë që luajta edhe online. Kjo nuk është diçka e re për mua. Kam që nga 2015 që e bëj këtë dhe nuk ka asnjë ndryshim në përgatitjen time. Kam fituar 3 tituj kampion, unë e di se çfarë mund të bëj dhe çfarë nuk mundem të bëj.”