
Max Verstappen ia doli që të triumfonte në çmimin e madh të Kinës. Piloti i Red Bull vazhdon dominimin e tij edhe në këtë edicion të Formula 1. Verstappen mori suksesin e radhës në garën e Kinës dhe në total, të katërtin.
Me 110 pikë, holandezi mban vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Gjithashtu, Verstappen është favoriti kryesor për të marrë titullin. Teksa, gjatë gjithë garës së Kinës, 26-vjeçari nuk e vuri në diskutim fitoren pasi ishte ai që dominoi.
Në vendin e dytë u rendit McLaren, por një paraqitje të mirë bëri edhe Lando Norris. Ndërsa, në podium u ngjit edhe një tjetër pilot i Red Bull, me Sergio Perez që zuri vendin e tretë.
Vendin e katërt dhe të pestë e zunë pilotët e Ferrarit, të cilët u përpoqën deri në fund, por nuk ia dolën që të siguronin të paktën 1 vend në podium. Teksa, i vetmi që nuk ia doli të përfundonte garën ishte finlandezi, Bottas.
View this post on Instagram