Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Ferrari pas Amerikës "pushton" Meksikën, Mercedes mban "nën hije" Verstappen

Shkruar nga NEWSPORT
Ferrari pas Amerikës "pushton" Meksikën, Mercedes mban
Ferrari fiton çmimin e madh të Meksikës

Ferrari nuk ka të ndalur në Formula 1. Pas asaj fitoreje të Leclerc në Austin, në Amerikë ku ai u bë”sherifi” më i ri në qytet, tani vjen radha e kolegut pilot Carlos Sainz për të rrëmbyer skenën e garave motorike.

Piloti spanjoll i “Kokëkuqes” ka koleksionuar 25 pikët e plota duke marrë fitoren në garën e Meksikës. Gjithçka nisi në orën 21:00 me orën tonë lokale, pasi shteti i Amerikës Veriore ndodhet në hemisferën tjetër. Skuderia e kuqe arriti të ngjisë edhe mongaskun në podium, duke bërë që pas asaj dite të paharrueshme në tokën amerikane, të vijë gara e dytë radhazi ku Ferrari ngjit të dy pilotët e saj në piedestalin më të lart.

Verstappen vazhdon zhgënjimet radhazi dhe ashtu si në Austin ka ngelur pa podium dhe mbi të gjitha nën hijen e 2 makinave Mercedes. Hamilton dhe Russell kanë bërë lojë ekipore dhe kjo shpërblen markën gjermnane që jep sinjale të forta. Habia ishte që Alonso dhe Perez nuk koleksionuan dot pikë pasi i pari doli jashtë gare, ndërkohë i dyti përfundoi i fundit duke vulosur tmerrin tek Red Bull e aq më shumë tek fansat e tij se ky cirkuit është gara e shtëpisë. Çudia për mirë ishte Haas i motorrizuar me motor italian i Magnussen që tregoi aftësitë e tij pilotuese më të mira.

Italianët janë në top formë e do synojnë sa më shumë fitore të tjera deri në fundin e sezonit. Gara e radhës zhvillohet në pistën legjendare braziliane të Interlagos. Senna do të përkujtohet në vendlindjen e tij si përherë, ndërkohë nuk duhet harruar 7 herë kampioni i Botës, Lewis hamilton që në Amerikën Latine ka pilotuar si një legjend e vërtetë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga