Çmimi i Madh i Amerikës në Austin është zhvilluar mbrëmjen e sotme me orën lokale. Ferrari ka arritur të triumfojë fal pilotit Charles Leclerc. Monegasku zhvilloi një garë për t’u admiruar dhe arriti të korr suksesin në tokën amerikane.
Piloti kryesor i skuderisë italiane e mori kryesimin që në xhiron e parë e nuk e lëshoi deri në fund. Ai nuk gaboi dhe rivalët qendruan mbrapa duke mos e arritur dot. Ndërkohë Sainz, piloti i dytë i italianëve arriti podiumin, pikërisht mbrapa shokut të tij të skuadrës. Spanjolli konfirmoi garën spektakolare të skuderisë së kuqe.
Ferrari zhvilloi një garë të shkëlqyer me vendime të marra në kohë dhge strategji pit-stopi të sakta e të shpejta. Hollandezi Verstappen arrriti podiumin, por jo fitoren e shumdëshiruar. Kampioni në fuqi i falet penalitetit të Lando Norris dhe konfirmon kohët jot ë mira tek austriakët, ndryshe nga san a kishte mësuar sezonet e fundit.
“Të Kuqtë” rikthehen në fitoret 1-2 pas shumë kohësh dhe në sezonin e fundit të Carlos Sainz në Itali. Ish-piloti i Renault pritet të largohet dhe këto janë garat e fundit me skuderinë legjendare italiane.