
Personazhi i famshëm i internetit, IShowSpeed ka mbërritur në Shqipëri ditën e sotme. Një vizitë e dëshiruar prej kohësh nga ai i cili ka një fanbase të madh shqiptarësh, kryesisht moshat e reja që lundrojnë çdo ditë në rrjete sociale.
Fenomeni që pushtoi internetin gjatë karantinës pas mbërritjes në Tiranë, e filloi transmetimin e tij live në Youtube në pedonalen e kryeqytetit e në sheshin “Skënderbej” e priste një turmë e ‘çmendur’ të rinjsh me të cilët ndau foto, autografe e momentet gazmore që e karakterizojnë.
Speed pati gjithashtu një takim ku u prit nga kryeministri Edi Rama në zyrën e tij. Amerikani zhvilloi një bashkëbisedim me Ramën e më pas u largua drejt stadiumit ‘Air Albania’ në një nga dyqanet e jashtme.
E pazakontë në Shqipëri, turma e madhe e të rinjve që brohorisnin në mbështetje të influencerit. Vetë Speed disa herë gjatë transmetimit u shpreh se kjo është turma më e ‘çmendur’ që ka përjetuar në të gjithë vizitat e tij nëpër botë, ndërsa e dyta sa i përket numrit të fansave pas Koresë së Jugut.







