Enkileda Carja
Enkileda Carja është shpallur kampione e Europës, në kampionatin e të rinjve U23, që po mbahet në Durrës. Peshëngritësja e talentuar shqiptare, vetëm 17-vjeçare, ia ka dalë që të thyejë 3 rekorde.
Carja ka thyer 3 rekorde europiane në kategorinë Youth (63 kg), si edhe një rekord bote në shkëputje për të rinj. Në shkëputje (98 kg), në shtytje (118 kg) dhe në dygarësh (216 kg).
Shtangistja e Shqipërisë shfaqi një formë të jashtëzakonshme, duke kaluar me sukses të gjashta provat. Ajo gjithashtu, përmirësoi rezultatin personal nga Botërori i Perusë, ku kishte ngritur 213 kg.
Poll
