Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Eliminohen në çerekfinale, Kombëtarja e minifutbollit mbyll rrugëtimin në “Socca World Cup 2024”

Shkruar nga NEWSPORT
Eliminohen në çerekfinale, Kombëtarja e minifutbollit mbyll
Shqiperia e minifutbollit

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit mbylli rrugëtimin në Kampionatin Botëror “Socca World Cup 2024”. Kuqezinjtë u eliminuan në çerekfinale nga Omani, pasi u mundën me rezultatin 2-1.

Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë dhe kuqezinjtë krijuan shumë raste për gol që në minutat e para.

Kombëtarja e minifutbollit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 10-të me Mariglen Ademin. Kaq mjaftoi për pjesën e parë, e cila u mbyll 1-0 për Shqipërinë.

Në fraksionin e dytë, Omani barazoi rezultatin në minutën e 31-të me Al Asimin, ndërsa në fundin e takimit shënoi golin e dytë me Al Juwaidin.

Mbyllet këtu ky rrugëtim i Shqipërisë në Kampionatin Botëror “Socca World Cup 2024”.

Shqipëria regjistroi një arritje historike, pasi për herë të parë u kualifikua mes tetë kombëtareve më të mira të botës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga