Luiza Gega nuk ia doli të kualifikohej në fazën finale teksa u rendit e 9-ta në garën 3000 metra me pengesa. Rekordmenja shqiptare e mbyll këtu rrugëtimin e saj në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Gega reagoi në rrjete sociale ku vihej re qartë gjendja e saj e rënduar emocionale. Megjithatë, në komente shihej një mbështetje masive e ndjekësve që i qëndrojnë pas atletes më të kualifikuar të kombit.
Edhe klubi i shumësportëshit Tirana i qëndron pranë atletes së tyre teksa me një postim në faqen zyrtare i drejtohet Luizës: Kampionët nuk humbasin kurrë, krenar me ty Luiza Gega.
View this post on Instagram
Poll