
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm mjaft të mirë për sportin shqiptar. Shqipëria do të mirëpresë Kampionatin Europian të Snooker 2025, kompeticion që do të zhvillohet në Durrës.
Siç tregon edhe vetë kryeministri Rama, ky kampionat do të ketë edhe mbështetjen e Federatës Shqiptare të Bilardos dhe Snookerit. Plot 400 sportistë nga 38 vende europiane do të garojnë në një periudhë 2-javore.
Postimi i Edi Ramës:
Shqipëria mirëpret Kampionatin Europian të Snooker 2025 në Durrës, nën kujdesin e European Billiard & Snooker Association (EBSA) dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Bilardos dhe Snookerit, ku mbi 400 sportistë nga 38 vende europiane do të garojnë për dy javë radhazi në disiplinat 6 Red, Disability, Ëomen dhe Men Teams.
Ky kampionat shënon një tjetër moment të rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë si destinacion i sportit europian dhe për forcimin e rolit të vendit tonë në organizimin e aktiviteteve të nivelit ndërkombëtar.